Gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Kategoria e Parë e sezonit të ri, do të jetë një kockë e fortë. Sipas tijs, tashmë janë disa skuadra që pretendojnë të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar.
“Kategoria e Parë do të jetë një kockë e fortë. Do të jetë filtri i duhur për Superioren. Këtë sezon, nuk ka vetëm 1-2 skuadra, por janë shumë që pretendojnë ngjitjen. Pritet të jetë një kampionat shumë i bukur.
Ka emra të njohur, si Dinamo, Skënderbeu, Tomori, Apolonia dhe të tjera, që do të tentojnë ngjitjen në Superiore”- eshte shprehur ai.
Xhixho foli edhe për humbjen në miqësore të Tiranës ndaj Fenerbahce me rezultatin 4-0, duke thënë se bardheblutë luajtën me formacionin që u shpallën kampionë.
Tirana luante me formacionin që u shpall kampione sezonin që lamë pas, me përjashtim të Aleksit. Seferi mu duk se ishte ashtu siç e mbylli sezonin. Mu duke në formë fizike shumë të mirë. Kishte raste shënimi. Behiratche më pëlqeu shumë.
Në të majtë, është një mbrojtës që para pak javësh thamë se duhet në kombëtare, si Ismajlgeci. De Silva dukej që nuk është në nivelin, për të luajtur me Tiranën në Champions League. Kjo do të jetë Tirana me emra për Champions League.