Gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se një largim i mundshëm i trajnerit Orges Shehi, do të ishte një lajm i keq për Tiranën.
Xhixho theksoi se ajo që trajneri ka bërë te bardheblutë këtë sezon, është e dukshme.
Është një Tiranë që në fillim të sezonit largoi Çelhakën. Megjithatë dora e Orges Shehit është e dukshme, përjashto javët e para, kur nuk ishte përshtatur akoma. Fytyra e Tiranës dhe Partizanit të këtij sezoni, ishte pasqyra e derbit.
Një Tiranë e qartë për objektivin, e fortë dhe godet kur duhet. Një Partizan i bukur, por që shfaq shumë oshilacione. Nëse nuk rinovon Shehi me Tiranën, është një lajm shumë i keq për bardheblutë.
Shehit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Mendoj se Tirana do të rinovojë me Shehin. Si klub kanë treguar dashamirësi për të rinovuar me trajnerin. Nëse shikon vlerat e trajnerit, nuk mund ta lesh deri në fund pa rinovuar.