Pavaresisht faktit qe nuk arriti te shpallej kampion, sezoni i sapombyllur mund te konsiderohet i suksesshem per Vllaznine, shoqeruar me fitimin e Kupes se Shqiperise dhe kualifikimin per ne Kupat e Europes.

Kete gje mendon edhe gazetari Pano Xhixho, u shpreh se me fitimin e Kupës, sezoni i Vllaznisë mund të quhet i suksesshëm dhe per kete arsye te gjithe ne rradhet e saj duhet te jene te kenaqur.

“Para dy sezonesh Vllaznia luajti me Besëlidhjen për të qëndruar në Superiore dhe tashmë kanë fituar 2 Kupa në dy vitet e fundit. Për mua, sezoni i Vllaznisë është sukses. Vllaznia këtë edicion e ka kaluar edhe një tur në Europë”- eshte shprehur ai.

Vllaznia gjithsesi mbyll nje sezon dhe do te nise menjehere te behet gati per nje sezon tjeter ne te cilin patjeter qe do te kene synime shume ambicioze./SHKODRA-SPORT.COM/