Vllaznia U15 diten e djeshme siguroi trofeun e pare sezonal, ate te Kampionit te Grupit A, ose siç quhet ndryshe “kampion i Veriut”. Nje sukses i merituar ky per kete ekip qe e ka udhehequr me merite kampionatin nga java e pare deri ne te 27-ten.
Kuptohet qe tashme nis pjesa me e veshtire sepse starton faza play-off dhe ekipi shkodran do te jete ne gare per te fituar titullin kampion i Shqiperise.
Ne rradhet e ketij ekipi ka disa lojtare te talentuar te cilet premtojne shume per te ardhmen dhe njeri prej tyre eshte Xhoel Hajdari. I datelindjes 3 janar 2006, ai luan ne rolin e mesfushorit te qendres.
Ndonese eshte mbi 1.80 metra i gjate, ka nje perdorim shume te mire te topit, luan mire me koke dhe po ashtu, ka edhe aftesi te mira shenuese. Kete sezon ka shenuar 9 gola deri me tani, jo keq per nje mesfushor qendre.
Aftesite e tij te mira, kane qene qe edhe stafi i ekipeve kombetare ta kete gjithnje ne vemendje dhe kohet e fundit eshte grumbulluar me kombetaren U16, madje ka luajtur si titullar ne ndeshjet e fundit qe ajo ka zhvilluar.
Kuptohet qe eshte ende shume heret per te dhene nje verdikt per kete lojtar, por te dhenat e deritanishme jane shume te mira dhe nese vazhdon te punoje fort, neser a pasneser do te behet nje element shume i rendesishem per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/