Sot në zbatim të kalendarit sportiv të Federatës Shqiptare të Judos, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit u zhvillua Kupa e Shqipërisë për kadet si dhe për të rritur femra e meshkuj.

Ky aktivitet pati rivalitet dhe shumë konkurrencë dhe jo më kot u vlerësua shumë nga pjesmarrësit. Sportistët e ekipit të Vllaznisë arritën këto rezultate:

Kadetë:

1. Luka Lukaj -66 kg vendi parë

2. Damian Çuni -73 kg vendi dytë

3. Klaudio Jaku -81 kg vendi tretë

Të rritur:

1. Luigj Shkoza -73 kg vendi dytë

2. Kristjan Lleshi -73 kg vendi tretë

2. Xhovani Shkoza -81 kg vendi parë

3. Markelian Tanushi -90 kg vendi parë

4. Aldo Shkoza -100 kg vendi parë

5. Juli Marku +100 kg vendi parë

Fakti që Vllaznia nxorri katër fitues nga shtatë peshat ku pati garë, tregon më së miri se ekipi shkodran ka arritur rezultatet më të larta në këtë aktivitet të rëndësishëm kombëtar të këtij sporti.