Gjatë një interviste për podcast-in e themeluesit të “Kings League”, ylli i Barcelonës ka bërë një deklaratë, e cila do të jetë temë diskutimi për disa ditë.
Lamine Yamal ka thënë se Real-i i Madridit është një ekip që vjedh dhe pastaj ankohet në bashkëbisedimin që kishte me Ibai Llanos në podcast-in “Chup Chup”.
Ylli i Barçës krahasoi Porcinos, njërën prej skuadrave të “Kings League”, me Mbappé dhe shokë. “Porcinos si Real-i? E vërtetë sepse vjedhin dhe ankohen“, tha Yamal pasi u provokua nga Llanos.
Më tej ky i fundit i kujtoi Yamal-it se i duhej që të impenjohej më shumë për të shënuar kundër Real-it. Ndërsa sulmuesi u përgjigj: “Herën e fundit që kemi luajtur në kampionat në ‘Bernabeu’ përfundoi 4-0 për ne, besoj e mban mend?“.







