Gazetari i sportit, Ylli Aga, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për humbjen e Shqipërisë ndaj Izraelit.Ai e quan një rezultat zhgënjyes, duke parë lojtarët dhe pritshmëritë që kemi. Sipas Agës, me trajnerin Reja, te Shqipëria nuk ka pasur kurrë një plan B.
Ishte një rezultat zhgënjyes, për prishmëritë që kishim dhe për lojtarët që kemi. Është një asist për kundërshtarët e grupit. Mundësitë për vendin e parë ishin maksimale. Në çdo grup tjetër në Ligën B, Shqipëria nuk do ishte favorite dhe nuk do kërkohej vendi i parë. Ndaj Islandës de Izraelit është detyrim vendi i parë.
Keqardhje, sepse vlera në lojtarë e Kombëtares, nuk është shfaqur në maksimumin e sa. Mua më rezulton që Reja i ka pasur dyert e hapura për të pritur lojtarë. Janë afruar 62 lojtarë te Shqipëria.
Janë shumë emra që iu është dhënë mundësia për Kombëtaren. Ajo që më shqetëson mua që kur ka ardhur Reja, është se ne kurrë nuk kemi pasur një plan B.