Vioresin Sinani nga dita e sotme do te jete pjese e stafit teknik te Vllaznise duke qene krahu i djathte i trajnerit Mirel Josa. Nje emeri i tille i legjendes se golit duket se ka patur edhe nje qellim me shume nga ana e drejtuesve te klubit.

Ne sezonin e fundit, ai ka qene ne rolin e trajnerit te ekipit U19 te Akademise Vllaznia dhe si rrjedhoje, i njeh mire te gjithe elementet e perspektives te ketij ekipi dhe tashme ne rolin e trajnerit, do te munde t’i promovoje ashtu si duhet dhe t’u jape besimin per te treguar vlerat e tyre edhe ne ekipin e pare.

Pak kohe me pare, edhe vete Josa u pat shprehur se kishte kontaktuar me Sinanin dhe i kishe thene qe lojtaret me te mire te ekipit U19, t’i sillte tek ekipi i pare sepse do kete hapesire edhe per ta.

Por tashme te rinjte nuk do vijne vetem sepse bashke me ta ka ardhur edhe trajneri i tyre dhe ky eshte nje plus i madh qe ata duhet ta shfrytezojne ne maksimum. Sinani vazhdimisht eshte shprehur se 4-5 elemente te atij ekipi e meritojne te jene ne vemendjen e ekipit te pare.

Prej tyre, deri me tani ka firmosur vetem Paulo Pjeshka. Tashme mbetet per t’u pare se cilet do jene 19 vjeçaret e tjere qe do te firmosin. Nje gje e tille do te mesohet shume shpejt. Vemendja ndaj tyre pritet te mos mungoje dhe keta te rinj do te kene shansin e madh per te treguar sa vlejne.

Vllaznia ne fakt ka interes qe ata te jene ne nivele te larta, ne menyre qe te mos e nevojshme qe te blejne çdo vit nje numer te madh lojtaresh, e perpos saj, shume shpejt edhe te mbushin arken e klubit duke i shituar jashte vendit./SHKODRA-SPORT.COM/