Sportistja 12 vjeçare lezhjane Mikela Skandaj arrin nje tjeter sukses ne sportin e karatese qe ajo ushtron. Diten e djeshme eshte zhvilluar kampionati kombetar ekipor ne sportin e karatese dhe ajo me e ekipin e saj kane triumfuar mbi te gjithe te tjeret.

Mikela ka qene pjese e ekipit “Fashion Body” duke i dhene piket e duhura atij per te zene vendin e pare dhe per t’u shpallur kampion i Italise. Si rrjedhoje edhe ne gjoksin e saj eshte vendosur nje tjeter medalje e arte pas asaj te fituar nje muaj me pare ne garat e kampionatit individual.

Por garat e ketij kampionati nuk kane qene te rendesishme vetem per renditjen ekipore. Mikela Skandar ka grumbulluar edhe piket e duhura qe i kane siguruar asaj te drejten per te marre pjese ne Kampionatin Europian qe do te zhvillohet ne muajin nentor.

Ne kete menyre, ajo realizon nje tjeter enderr, pjesmarrjen ne kete eveniment shume te rendesishem nderkombetar ku do te kete mundesine te tregoje vlerat e saj me te mira ne mes bashkemoshatateve te saj nga e gjithe Europa. Ajo do te perfaqesoje kombetaren italiane ne kete eveniment dhe deri atehere do te stervitet fort per te bere nje paraqitje sa me te mire.
Gjergj KOLA