Pas kthimit të trajnerit Brdariç nga Gjermania do të nisë edhe ndërtimi i ekipit të Vllaznisë, që përkon me hedhjen firmave në kontratë.

Puna pritet që të nisë nga rinovimet. Edhe pse vëmendja është fokusuar te trajneri, drejtuesit po shikojnë edhe për alternativa për të forcuar ekipin.

Sipas burimeve pranë klubit, gazeta mëson se fokusi i përforcimeve është vënë në kryeqytet, ku lojtarë nga Partizani dhe Tirana shikohen si përforcime të mundshme në Shkodër.

“Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit kanë nisur bisedimet me shkodranin e mbrojtjes, Esin Hakaj, i cili në sezonin e fundit te të kuqtë ka qenë lojtari më i aktivizuar, si dhe zhvilloi një kampionat tepër pozitiv.

Rritja që ka pësuar Hakaj në sezonin e fundit ka bërë që drejtuesit kuqeblu të fillojnë bisedimet me mbrojtësin e majtë.

Nga Tirana synohen dy sulmuesit latino-amerikanë, Agustin Toirasa dhe Elton Kale, të cilët kanë dalë lojtarë të lirë, pasi i kanë ndërprerë marrëdhëniet me bardheblutë.