Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer sërish tek fitorja teksa pasditen e së shtunës ka fituar me rezultatin 80 me 55 ndaj Flamurtarit. Një ndeshje aspak e vështirë për shkodranët dhe prandaj trajneri Gjeçaj ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion. Perioda e parë në fakt nuk ka nisur mirë dhe kanë qenë vlonjatët që e kanë fituar 16 me 15. Në të dytën diçka ndryshon dhe Vllaznia e fiton atë 25 me 18 duke shkuar kësisoj në pushimin e ndeshjes me 6 pikë avantazh. Kaq ka mjaftuar që në dy periodat e tjera, epërsia të vinte duke u thelluar.

Perioda e tretë do fitohej sërish 20 me 17 ndërsa në të katërtën, ajo është fituar thellësisht 20 me 4 dhe kësisoj e gjithë ndeshja është mbyllur me 25 pikë epërsi në favor të Vllaznisë që fiton 80 me 55. Trajneri Bledar Gjeçaj për mediat është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur por edhe për ecurinë e skuadrës në këto pesë javët e para të kampionati.Ardhja e Gjokoviç natyrisht që do ta rrisë edhe më shumë forcën e skuadrës dhe kuptohet që objektivi është për t’u rikthyer sa më shpejt e vetme në krye të renditjes. Për ta bërë këtë gjë, pikësëpari duhet fituar javën e ardhshme në kryeqytet ndaj Kamzës.
© shkodrasport.com