Real Madrid mesa duket i ka vënë syrin një ylli të Borussia Dortmund.

Sipas gazetës spanjolle Dario Gol, i plotfuqishmi i Real Madrid, presidenti Florentino Perez, kërkon të blejë thesarin e Dortmund dhe ta sjellë në kryeqytetin spanjoll.

Ai parashikohet të jetë pasardhësi i Gareth Bale, i cili pritet të largohet nga Real në fund të sezonit.

Penez, një mik i mirë i shefit të BVB Hans-Joachim Watzke, thuhet të jetë gati të japë 80 milionë eurot e klauzolës së lirimit të talentit amerikan.

Pulisic ka një kontratë deri në 2020 te Borussa dhe aktualisht vlen 45 milionë euro.

Pulisic, i cili luan që prej 2015 te BVB, thuhet të jetë në listën e dëshirave të trajnerit të Liverpool Jurgen Klopp. Edhe verën e kaluar ai u mundua të blinte lojtarin në Anfield.