Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJYlli i PSG-së refuzoi katër klube për Manchester United

Ylli i PSG-së refuzoi katër klube për Manchester United

Ylli brazilian Lucas Moura dëshiron të shkojë vetëm në Manchester United, ndonëse disa klube të tjera në Francë duan të nënshkruajnë me të. Sipas “Telefoot”, anësori ka sy vetëm për “Djajtë e Kuq” dhe nuk dëshiron të lëvizë në katër klubet e tjera që janë të interesuara për të. Sipas medias franceze, Bordeaux, Nantes, Nice dhe Real Betis janë klubet e interesuar për shërbimet e tij. Me afrimet e Neymar dhe Mbappe, Moura ka humbur vendin e titullarit këtë sezon edhe pse performancat e tij kanë qenë të një niveli të lartë në sezonin e kaluar, me 12 gola në Ligue 1.

Këtë vit gjërat kanë qenë shumë më të vështira, për 25-vjeçarin që nuk ka arritur të fillojë asnjë ndeshje të vetme si titullar në kampionat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments