Vllaznia U18 është eleminuar nga çerekfinalet e kampionatit kombëtar. Ndeshjen çerekfinale ata e humbën ndaj Teutës, me vetëm një pikë diferencë.

Megjithatë, kuqeblutë kanë bërë një sezon dominues, teksa ky sezon i tyre është mbyllur me 9 fitore, dhe 5 humbje. Në çerekfinale, ata kanë fituar ndeshjen e parë kundër Teutës, por kanë humbur ndeshjen e kthimit me vetëm 1 pikë diferencë.

Megjithatë, pas një përformance të mirë këtë sezon, ekipi i Vllaznisë, që drejtohet nga trajneri Roland Koka, synon fitoren e Kupës vitin tjetër. Në fakt, në këtë sezon te Vllaznia U18 kanë spikatur me përformancën e tyre edhe dy lojtarë të ri.

E kemi fjalën për Yllson Dervishin dhe Veton Gjeçajn. Të dy e kanë drejtuar skuadrën së bashku në fushën e lojës dhe kanë dominuar në çdo ndeshje me pikë, me mbrojtje dhe depërtime, duke i siguruar ekipit shkodran çerekfinalen kundër Teutës. Ekipi kuqeblu dhe trajneri Roland Koka janë mbështetur kryesisht te këto të dy basketbollistë, falë seriozitetit, përformancës së tyre dhe aftësive drejtuese në fushën e lojës.

Yllson Dervishi, 17-vjeç, praktikon basketbollin që 5 vite, dhe është dalluar prej marrjeve të topave, mbrojtjes dhe depërtimeve gjatë lojës. Poashtu, në çdo ndeshje ka qenë një ndër pikëshënuesit kryesor, duke luajtur me pasion dhe shpirt gare, duke inspiruar kështu edhe shokët e ekipit. Në fakt, Dervishi ka pësuar një dëmtim në këmbë disa ditë para çerekfinales, por ka bërë një sakrificë dhe ka luajtur në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, duke u dalluar për përformancën ekzemplare gjatë sezonit.

Nga ana tjetër, Veton Gjeçaj, 17-vjeç, është që i vogël, që rritet me basketbollin dhe ka krijuar një siguri të madhe te ekipi dhe te përformanca e tij, teksa shpesh herë i ka motivuar edhe shokët e tij. Gjeçaj është dalluar si lojtari që ka bërë më shumë pikë gjatë sezonit, me 24 pikë për lojë, i ndjekur nga Dervishi. Poashtu, ai është dalluar për gjuajtjet dhe për mbrojtjen e fuqishme. Njëkohësisht, Gjeçaj luan edhe me ekipin e parë të Vllaznisë në basketboll.

Në fakt, e ardhmja e basketbollit duket e sigurtë, teksa në këtë ekip ka edhe lojtarë të tjerë që kanë spikatur, megjithatë mbetet për t’u parë vazhdimësia e këtyre dy basketbollistëve, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen.
Maringlen ZHIVANI