Me barazimin 1-1 qe u arrit pasditen e se henes ne “Egnatia Arena” duket se nuk eshte e kenaqur asnjera pale. Ne Shkoder vazhdojne “te qajne” dy piket e lena, por ne fakt edhe ne kampin rrogozhinas duken te merzitur nga ky rezultat.
Mbrojtesi i saj Franc Ymeraliaj, nje nga me te miret ne kete ndeshje ne nje prononcim per mediat u shpreh: “Ne gjithmone zbresim ne fushe vetem per tri piket. Ndaj çdo kundershtari se pari imponojne respekt maksimal. Edhe vleresimi mbetet i larte padyshim.
Perballjen me Vllaznine stafi dhe ne sebashku e kishim pergatitur me mjaft kujdes. S’na lejohej te gabonim. Kishim synimet tona ndaj tyre. U treguam kerkuar dhe gjetem golin shume shpejt.
Humbem raste shenimi pa fund, deri ne momentin qe u ndeshkuam nga ajo penallti ne favor te Vllaznise. Mundesite per te ndryshuar diçka ishin te shumta, por besoj se ishim edhe te pafat.
U mundova te bej me te miren ne kete ndeshje, pavaresisht se perballe kisha nje lojtar si Latifi, megjithate une nuk e kam problem se ndaj kujt luaj, gjithmone jam maksimumin tim”./SHKODRA-SPORT.COM/