Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZalla: Titulli kampion do të diskutohet mes Vllaznisë, Egnatias dhe Elbasanit

Zalla: Titulli kampion do të diskutohet mes Vllaznisë, Egnatias dhe Elbasanit

Lirim Zalla në pozitën e analistit sportiv, pjesë e zakonshme e panelit në emisionin “Skaner”, MCN, ka bërë një rezyme për situatën që po përjetojnë ekipet në Superiore, ndërsa ka caktuar 3 favoritët për titullin në elitën e futbollit shqiptar:    

“Për mua, Egnatia dhe Elbasani ka qënë gjithmonë aty, pranë Vllaznisë. Ka rrëshkitur shumë Dinamo.

Ama Partizani është rritur ndjeshëm, sikurse Tueta. Kampionati po fillon të bëhet i luftuar. Dinamo ka 7 javë që nuk fiton. Vora ka stabilitet. Titulli kampion do të jetë në diskutim mes Vllaznisë, Egnatias dhe Elbasanit”.

Pas 25 javësh të zhvilluara në Superiore, Vllaznia mban kreun me 48 pikë, 2 më shumë se Egnatia kampione në fuqi dhe 3 më tepër ndaj Elbasanit.

Mbetet për t’u parë vazhdimësia e skuadrave të mësipërme deri në javën e 36-të, ndërsa më pas, për 4 ekipet e para të Superiores, do aplikohet “Final 4”, me “formulën” e përgjysmimit të pikëve dhe ndërmjet kësaj top 4-she do shpallet edhe kampioni.   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments