Per te dytin sezon me rradhe do te mbroje porten e Veleçikut. Zamir Vjerdha duket i kenaqur me zgjedhjen qe ka bere dhe pas pergatitjeve te bera, eshte gati per startin e kampionatit.
22 vjeçari shkodran ka dale nga Akademia Vllaznia, por duke mos gjetur shume hapesira tek ekipi i pare i kuqebluve, preferoi qe sezonin e kaluar te huazohej tek koplikasit dhe pasi palet kane mbetur te kenaqura me bashkepunimin e vjetshem kane rene dakord qe ai te vazhdoje edhe ne sezonin e ri.
Vjerdha kohet e fundit eshte ndjere edhe me mire tek Veleçiku sepse ne stafin teknik te tij eshte emeruar edhe trajneri i portiereve Selman Legata. Te dy sebashku por edhe me portierin tjeter Lopçi, jane stervitur intensivisht gjate kesaj periudhe dhe forma e tyre duket shume e mire.
Edhe tifozet e kesaj skuadre e vleresojne ne maksimum Vjerdhen dhe shohin tek ai garancine e portes dhe kjo padyshim qe e ben ate te ndihet mire dhe jo me kot vendosi qe te luaje per Veleçikun edhe ne sezonin e ri.
www.shkodrasport.com