Interi i këtij sezoni është duke ecur në rrugën e duhur dhe ndryshe nga kampionatet e kaluara, këtë herë gjendet në vendin e parë duke garuar me Juventusin.
Një meritë të madhe për këtë ka edhe trajneri Antonio Konte, i cili ka ditur të ingranojë zikaltërit. Pikërisht, legjenda e Interit ka komplimentuar punën e Kontes ndërsa thekson se Lautaro është në rrugën e duhur.
“Ky është një vit i rëndësishëm për ne, kemi filluar një etapë të re së bashku me Antonio Konten. Duam të tregojmë se mund të jemi protagonistë në kampionat. Konte është një trajner me shumë personalitet dhe shumë eksperiencë dhe në këtë moment gjërat po shkojnë shumë mirë. Juventus?
Kanë një skuadër shumë të fortë. Shpresojmë të luftojmë deri në fund me Juventusin. Jam i sigurt se puna që po bëjmë do të ripaguhet. Lautaro? Po bën gjëra të rëndësishme.
Kjo tregon se ka një të ardhme të madhe. Është vetëm 22-vjeç dhe është në rrugën e duhur. Jemi të lumtur që e kemi dhe që përfaqëson bluzën e Interit. E dinimi që Lautaro do të bëhej futbollisti që është sot”, u shpreh Zaneti./newsport/