Java e dytë e Superiores u mbyll mbrëmjen e djeshme, me sfidën e Flamurtarit me Kukësin, por nuk do të presim shumë gjatë për javën e tretë, e cila do të luhet të shtunën dhe të dielën.

Ditën e shtunë, do të dy ndeshje në të njëtën orë, 19:00. Vllaznia do të presë Tiranën, në sfidën që do të tregojë shumë për dy ekipet, ndërsa në ‘Niko Dovana” Teuta do të presë Luftëtarin që vjen pas dy humbjesh.

Ditën e dielë, një takim do të luhet në vapë, në orën 16:00 dhe do të jetë sfida mes Kukësit e Laçit. Ndërkaq në orën 19:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera ato mes Partizanit-Flamurtarit dhe Skënderbeut me Bylisin.

E SHTUNË- 31.08.2019

Vllaznia-Tirana 19:00

Teuta-Luftëtari 19:00

E DIEL – 01.09.2019

Kukësi-Laçi 16:00

Partizani-Flamurtari 19:00

Skënderbeu-Bylis 19:00