Kampionati Europian i peshëngritjes i programuar për në 10 qershor është anulluar për shkak të koronavirusit. Ashtu si shumë sporte të tjera edhe ky aktivitet është ndalur deri në një vendim të dytë.

Federata shqiptare e peshëngritjes ka vijuar nga puna dhe ka zgjedhur sportistët që do të marrin pjesë. Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj do të jenë përfaqësuesit e Shqipërisë në Moskë përkatësisht në peshat 73 kilogram, 81 kilogram dhe 89 kilogram.

Ndërkohë një garë testuese, quajtur ndryshe kontrolli, më 8 maj do të jetë përzgjedhës për Evangjeli Velin, e cila ishte sportistja më e mirë e Kupës së Shqipërisë më 6 mars në Tiranë, Shqiponja Brahjen, Kleopatra Saliajn, Romario Avdirajn dhe Edison Nelën.

Po kështu është zgjedhur dhe kryetari dhe nënkryetari i Këshillit të Trajnerëve, që do të kryesohet nga Hektor Shaqiri dhe zëvendësi i tij Asim Belinova./newsport/