Zbardhet formacioni me te cilin Vllaznia do te luaje ne ndeshjen ndaj Kastriotit e cila do te startoje ne oren 13.00 ne stadiumin e Kamzes dhe qe eshte e vlefshme per javen e 25-te te Kategorise Superiore.
Keshtu ne porte do te jete Zogoviç, ndersa ne mbrojtje do te luajne kater lojtare dhe pikerisht Gurishta, Adili, Shehi dhe Isaevski ne te majte.
Treshja e mesfushes do te jete e perbere nga Marku, Kaleziç dhe para tyre do te jete Imeri nderkohe qe treshja e sulmit do te jete e formuar nga A.Hoxhaj, Kruja dhe Dilaver ne maje te tij.
Te gatshem ne pankine per kete takim trajneri Brdariç do te kete portierin Qarri dhe me rradhe N.Hoxhaj, Tim Brdariç, Nyavedji, Kalaja, Mali, Dodani, U.Hoxha, Avdijaj dhe Cisse.
Siç shikohet mbrojtesi Imami nuk do te jete as ne pankine per shkak te demtimit te tij duke e çuar ne kater numrin e mungesave bashke me ato te Krymit, Jonuzit dhe Da Silves./Shkodra-Sport.com/