Dje, Vllaznia ka luajtur ndaj Skënderbeut takimin e javës së 18-të të kampionatit, sfidë të cilën shkodranët e humbën me rezultatin 4-1. Trajneri Ernest Gjoka vendosi të hedhë në fushë si titullar dhe mesfushorin, Arlind Kalaja.

Kalaja ka mundur të ndihmojë për 25′ minuta Xhevahir Sukajn dhe më pas ka pësuar një dëmtim. Edhe pse mesfushori ka pasur dëshirë të qëndrojë në fushë, nuk ka mundur të rrezikojë më shumë duke u zëvendësuar në minutan e 36′.

Sot, pritet të kryhen vizitat e nevojshme për të parë shkallën e dëmtimit. Në Shkodër të gjithë shpresojnë të mos jetë asgjë serioze, por nga ajo që u pa në fushë ditën e djeshme, mendohet të ketë pësuar një dëmtim disi të rëndë.

Detajet lidhur me këtë gjë dhe kohën që do të mungojë Kalaja në fushën e blertë do të mësohen sot pas kryerjes së kontrolleve nga ana e mjekëve./newsport/