Pas barazimit 2-2, që Kane arriti nga një penallti, në minutën e 95-të të sfidës Liverpool-Tottenham, Jürgen Klopp u ankua për dy “ndëshkimet e dekretuara” nga arbitri Jon Moss.

“Unë jam i zemëruar, por nuk mund të ndryshoj asgjë. Nëse them se çfarë mendoj, do të paguaja gjobën më të madhe në historinë e futbollit, – tha Klopp, i cili shpjegoi lëvizjet e diskutueshme.

– Arbitri kryesor dhe ai i linjës ndikuan në rezultat. Penalltia e parë e Tottenham ishte rast pozicioni jashtë loje, nuk e di se çfarë po diskutonin. Në pjesën e dytë, Van Dijk e preku, por Lamela po kërkonte kontaktin.

Keqardhje, sepse gjithçka ndodhi në minutën e fundit. Arbitri kryesor tha që loja të vazhdojë, por ai i linjës e mori vendimin”./telesport/