Superliga shqiptare mbylli sot javën e 28 me fitoren e Kastriotit 0-1 në transfertë me Dinamon. Tanimë është mësuar edhe agjenda e javës së ardhshme në elitën e futbollit shqiptar.
Të shtunë dhe të diel do zhvillohet java e 29, teksa duelet luhen në dy orare. Të shtunë në 13:45 do zhvillohen dy përballje. Egnatia luan me Tiranën, ndërsa në Kamëz, Kastrioti pret Kukësin.
Të diel, në 13:45 Laçi luan me Dinamon, ndërsa në 16:45 luhen dy duele. Teuta luan me Vllazninë në “Niko Dovana”, ndërsa Partizani dhe Skënderbeu luajnë në “Elbasan Arena”.
Kujtojmë se të mërkurë në 13 prill luhen dy ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Laçi pret Teutën (2-1), ndërsa Vllaznia luan me Partizanin në Shkodër (0-0).
Superliga, java 29:
E shtunë, 16.04.2022
13:45 Egnatia – Tirana
13:45 Kastrioti – Kukësi
E diel, 17.04.2022
13:45 Laçi – Dinamo
16:45 Teuta – Vllaznia
16:45 Partizani – Skënderbeu