Bixente Lizarazu përdori autoritetin që i jep statusi i një francezi që ka luajtur 97 herë për kombëtaren e tij dhe që është shpallur kampion bote në vitin 1998 për të kritikuar ashpër qëndrimin e lojtarëve të Paris Saint-Germain, pas eliminimit të skuadrës franceze nga Champions nga Bayern Munihut në fazën e 1/8-ave.

“Ka disa arsye (për dështimin), por PSG duket më shumë si një grup “yjesh” roku se sa një ekip futbolli.

Çfarë u mungon? Kur ka një hendek kaq të madh midis tre “yjeve” dhe pjesës tjetër të lojtarëve… Është e vështirë të kesh një ekip. Të jep ndjesinë se jeta në Paris është shumë komode dhe e lehtë.

Të kesh emra të tillë si Messi, Mbappe dhe Neymar është shumë e bukur, i bën tifozët të ëndërrojnë, por më pas ata duhet të integrohen në një ekip të ekuilibruar në sulm dhe mbrojtje, gjë që nuk është e lehtë për trajnerin.

Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen rreth Mbappesë, sepse ai është më i riu”, theksoi Lizarazu, cituar nga “L’Équipe”.