Vllaznia do te luaje pasditen e sotme perballjen me Partizanin, duke nisur nga ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Keshtu, nen drejtimin e Joses, kuqeblute kane mbyllur pergatitjet paraditen e djeshme, teksa qellimi kryesor ishte pergatitja taktike e ndeshjes me Partizanin.

Ne kete perballje, Josa do te shkoje pothuajse me liri te plote zgjedhjeje, pasi pritet t’i kete te gatshem te gjithe futbollistet, perfshire edhe Juriç. Mbrojtesi kroat ka arritur te kaloje shqetesimet fizike dhe pritet te jete gati per ndeshjen ndaj Partizanit. Megjithate, nga ana tjeter siç dihet tashme mungesa e vetme per trajnerin Josa do te jete Liridon Latifi, i pezulluar nga klubi kuqeblu.

Sa i takon formacionit, duhet thene se trajneri Mirel Josa ka ende disa dilema te fundit per futbollistet qe do te hedhe ne fushe, por faktikisht ai e ka krijuar nje fare ideje mbi 11-shen qe do te startoje pasditen e sotme. Skema kuptohet qe nuk ndryshon dhe do jete ajo e zakonshmja, pra 4-3-3.

Per ne porte nuk ka dilema, teksa ne fushe do te jete Zogoviç edhe kete here. Mbrojtja nuk do te kete ndryshime nga ajo e ndeshjes ndaj Teutes, teksa do te formohet me Smajlin e Hakajn ne krahe dhe kapitenin Gurishta e Bulatoviç ne qender te ketij reparti.

Nderkohe, reparti i mesfushes do te jete nga Jonuzi, Boshnjaku dhe njeri mes Markut e Alivodes, qe do te formojne treshen se bashku. Sa i takon repartit te sulmit, Mala dhe Çoba duket se do te jene ne krahe. Nderkohe, per majen e sulmit do ta nise nga fillimi serish sulmuesi shkodran Bekim Balaj.

Si rrjedhoje, stafi teknik me ne krye trajnerin Mirel Josa, pritet ta nise me kete 11-she sfiden e sotme ndaj Partizanit. Megjithate, mbetet per t’u pare deri ne oret e fundit te prag-ndeshjes se çfare zgjedhjesh do te beje trajneri kryeqytetas i ekipit kuqeblu, pasi ai ende ka dilema ne koken e tij.

Ndeshja Vllaznia-Partizani do te luhet pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 17:00 per llogari te javes se 25-te te Abissnet Superiore. Ky duel do te transmetohet drejtperdrejte nga kanalet e OverSport nen komentin e Alban Xhihanit dhe specialistit te futbollit Andi Lila. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Smajli (Juriç), Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku (Alivoda), Mala, Balaj, Çoba (A.Hoxhaj) Tr: Mirel Josa