Neser ne mengjes ekipi i Vllaznise do te niset drejt Ohrit te Maqedonise se Veriut ku do te zhvilloje nje stervitje disaditore.
Nderkohe mbremjen e sotme eshte zbardhur edhe lista e lojtareve qe do te udhetojne drejt shtetit fqinj dhe prej saj mesohen edhe emrat e lojtareve qe nuk jane me ne planet e stafit teknik.
Tre prej tyre ne fakt pritej qe te mos ishin dhe behet fjale per dy brazilianet Emerson dhe Wenderson si dhe maqedonasi Ristevski. Por perveç tyre, ne liste nuk jane as dy shkodranet, Pusi e Ruqi.
Sakaq, ndonese pritej te largohej edhe moldavi Cojocaru, ne fakt ai do te udhetoje me ekipin drejt Ohrit. Nga ana tjeter, ne listen e lojtareve qe do te sterviten ne token maqedonase eshte edhe nje sulmues.
Per momentin eshte mesuar vetem emri i tij- Hristov. Dikush thote se eshte bullgar dhe me pare ka qene edhe pjese e Skenderbeut per njefare periudhe.
Te tjere bejne te ditur se kemi te bejme me nje futbollist maqedonas, megjithate per momentin nuk ka te dhena te tjera, por gjithsesi çdo gje do te mesohet diten e neserme kur ai t’i bashkohet ekipit ne stervitje.
www.shkodrasport.com