Te gjithe prisnin rikthimin e Liridon Latifit serish ne formen e tij me te mire, por ne ndeshjen e sotme ndaj Egnatias eshte rikthyer edhe frika e nje tjeter demtimi te tij. Kjo pasi ai u detyrua ta lere serish fushen e lojes perpara kohe.

Sulmuesi anesor nga Prishtina u aktivizua ne fillimin e pjeses se dyte ndaj rrogozhinasve dhe ishte protagonist per mire dhe per keq. Mori nje 11-metersh, te cilen me pas e humbi po vete, por sikur te mos mjaftonte “tersi” i tij, do te vinte edhe demtimi.

Pas nje nderhyrje te gabuar te njerit prej lojtareve kundershtare, ai ka mbetur i demtuar ne fushe dhe si rrjedhoje stafi teknik eshte detytuar ta zevendesoje serish ne minuten e 85-te te ndeshjes. Per shkallen e demtimit, ka folur trajneri Josa i cili eshte shprehur:

“Nuk është problem kavilja e Latifit. Është problem te kërciri, te fibula që kishte problem. Është një goditje po në të njëjtin vend. Të shohim si do të shkojnë punët”.

Kjo do te thote se ekzaminimet do te kryhen neser dhe do te jene ato qe do te percaktojne shkallen e demtimit, por te Vllaznia sigurisht qe te gjithe shpresojne qe te mos jete diçka serioze./SHKODRA-SPORT.COM/