Tirana mori sonte nje fitore te lehte ndaj Kastriotit, skuader te cilen e mundi me rezultatin e thelle 4-0. Pas ndeshjes, trajneri i saj Orges Shehi ka folur për Oversport pas suksesit përballë Kastriotit.

“E rëndësishme është fitorja, aq më mirë që vjen me goleadë. Është një fitore që na kënaq. U munduam që të ruajmë lojtarë në pjesën e dytë, që të mos konsumonim energji, pasi ndeshjet janë shumë afër.

Java e Tiranës? Kur luan i fundit presioni është më i madh, sepse di edhe rezultatet e rivalëve. Ndodhta edhe ndalesa e rivalëve na dha një shtesë që të kërkonim me ngulm fitoren. Kishim probleme me mungesat. 5 lojtarë nuk ishin të gatshëm dhe aktivizuam lojtarë të rinj që premtojnë.

Për të alternuar dhe për tu dhënë mundësinë këtyre lojtarëve të rinj që të jenë pjesë e grupit. U japim një sinjal këtyre lojtarëve, që mund të jenë pjesë e skuadrës. Kastrioti i dobët? Unë vlerësoj skuadrën time për grintën, agresivitetin, sidomos në pjesën e parë. Pasi detyruam edhe kundërshtarët që të gabojnë”, ka thënë Shehi.