Në Itali në ndeshjen e Serisë C në grupin A, mes Kuneos dhe Piacenzas, është regjistruar një rezultat që rrallë e shohim në një ndeshje futbolli.

Vendasit kanë fituar thellë me rezultatin 20-0, kjo pasi miqtë janë në një krizë të thellë. Piaçenza kishte tre ndeshje që nuk zbriste në fushë, për shkak të shumë probleme që ka pasur kohët e fundit dhe një ndeshje e katërt pa luajtur, do i skualifikonte ata nga liga.

Kështu ata kanë vendosur që të provojnë shanset e tyre dhe kanë rreshtuar në fushë vetëm 7 lojtarë, të gjithë nga mosha 16 deri në 19 vjeç. Për tu përmendur është fakti që edhe trajneri ishte 19 vjeç.