HomeKRYESOREZbulohet arsyeja pse Salah e festoi në mënyrë të veçantë golin e...

Zbulohet arsyeja pse Salah e festoi në mënyrë të veçantë golin e tij të 3-të!

Ylli egjipitian i Liverpoolit, Mohamed Salah mbrëmjen e djeshme realizoi 3 gola ndaj Leeds në ndeshjen e parë të Premierligës.

Skuadra e Klopp fitoi me rezultat të ngushtë 4:3, me Salah që ishte protagonisti i sfidës.

Në golin e tretë që Salah e shënoi nga penallti, rëndësi kishte festimi i tij , ku dy duart i vendosi te veshët.

Ky festim i tij i dedikohej futbollistit egjiptian Moamen Zakaria, i cili vuan prej disa kohësh nga sëmundja e sklerozës laterale amiotrofike.

Po çfarë është skleroza laterale amiotrofike, ose ALS? Ajo është një sëmundje e qelizave nervore në tru, sistemit nervor dhe shtyllës kurrizore që kontrollojnë lëvizjen e muskujve vullnetarë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments