Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot në mbrëmje për të përcaktuar datat e të gjitha kampionateve sa i përket sezonit 2022-2023. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se këtë herë do të ketë një risi me finalen e Superkupës.
Gazeta mëson se është vendosur data 7 dhjetor për t’u luajtur ndeshja mes Tiranës që fitoi titullin kampion dhe Vllaznisë që triumfoi në Kupën e Shqipërisë.
Gjithashtu nga burime në FSHF, konfirmohet se për shkak të zhvillimit të Botërorit në Katar në muajt nëntor-dhjetor, Superiorja do të pushojë nga data 12 nëntor deri më 12 dhjetor.
Kampionati për këtë sezon pritet të nisë më 20 gusht, por kjo do të konfirmohet në orët e ardhshme pas përfundimit të mbledhjes. Nisja e Kategorisë së Parë është parashikuar për më 27 gusht.