Ekipi i Vllaznise pas nje sezoni te gjate e te lodhshem, por qe u konkretizua me sukses ne fund, tashme ka marre pushimet. Futbollistet dhe pjestaret e stafit teknik jane shperndare prane familjeve te tyre fillimisht dhe me pas, kane nisur pushimet.

Kjo ngaqe nuk do te kene kohe per te humbur, ngaqe do t’i rikthehen shume shpejt stervitjes dhe pergatitjeve per ndeshjet e Kupave te Europes.

Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se ekipi pritet te rikthehet serish ne fushen e blerte me date 14 qershor sepse e kane te pamundur te vijojne me tej.

Kjo ngaqe ndeshjet e “Conference League” ku do te luaje Vllaznia, do te startojne me 8 korrik dhe per kete arsye, ekipi e ka te domosdoshme nje periudhe trejavore pergatitje.

Kuptohet qe stervitja per pak dite do te nise fillimisht ne Shkoder dhe pak me vone, ekipi do te spostohet diku jashte Shqiperise per te zhvilluar atje pjesen me intensive te pergatitjeve./SHKODRA-SPORT.COM/