Duket se Lopetegui po kalon orët e fundit si trajner i Realit të Madridit. Sipas të përditshmes “AS”, bëhet e ditur se Antonio Konte do të vij në vendin e tij.

Ditën e djeshme madrilenët u mundën 1-2 në shtëpi nga Levantja dhe ky rezultat ishte fundi për spanjollin. Megjithëse javën e ardhshme do të luhet Barcelona-Real Madrid, çfarëdo rezultati të marrë trajneri, duket se fatet e tij janë caktuar.

Gazeta spanjolle thekson se Perez është takuar me Konten që pas humbjes që Reali pësoi në Moskë.