Drejton aktualisht Vllazninë megjithatë Hasan Lika nuk “e heq nga zemra” Partizanin e tij me të cilin ka luajtur për shumë vite dhe po ashtu, edhe e ka drejtuar si trajner.

Këtë e tregon më së miri fakti se pasditen e sotme duke shfrytëzuar pushimin që ka patur me ekipin e tij- Vllazninë, për të ndjekur ndeshjen e Partizanin në stadium në ndeshjen e rradhës.

Në këto momente, ai është në tribunën e “Selman Stërmasit” për të ndjekur të kuqtë në takimin që po zhvillojnë ndaj Luftëtarit.

Por Lika eshte ne stadium per te takuar mesa duket edhe drejtues te Luftetarit dhe futbolliste te tij me te cilet ka punuar sezonin e kaluar.

Diçka normale në fakt megjithatë që tregon se Lika “s’heq dorë” nga ish-skuadra e tij. Por gjithsesi në Shkodër duken të kënaqur me punën që po bën ky trajner për rikthimin e tij në Superligë.

Deri më tani Vllaznia ka zhvilluar gjashtë ndeshje, duke i fituar të gjitha dhe duke kryesuar renditjen e kampionatit.
© shkodrasport.com