HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZbulohet klauzola që ka vendosur Vllaznia për Victor Da Silvën

Zbulohet klauzola që ka vendosur Vllaznia për Victor Da Silvën

Viktor Da Silva kërkoi mirëkuptim nga Alban Xhaferi për largimin nga Vllaznia, por sponsori i klubit shkodran dje në një bisedë për “Panorama Sport”, i kujtoi brazilianit kushtet e kontratës.

Pas deklaratës ekskluzive për gazetën nga fantazisti në numrin e djeshëm, ka ardhur edhe reagimi i Xhaferit, i cili i është referuar marrëveshjes që ka bërë me lojtarin në verën e vitit të kaluar.

“Da Silva është lojtar i Vllaznisë derisa t’i mbarojë kontrata. Çdo futbollist i Vllaznisë, përfshi edhe Da Silvën, nëse dëshiron të largohet, i ka kushtet e përcaktuara në kontratë, përfshi edhe vlerën e kartonit”, ka sqaruar sponsori i klubit pasi u pyet për brazilianin.

Por sa është vlera e kartonit që ka vendosur klubi i Vllaznisë për Viktor da Silvën?

Edhe pse Alban Xhaferi nuk përmendi shifra në deklaratën për brazilianin, “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se në kontratën 2-vjeçare të firmosur nga Da Silva është përcaktuar një dëmshpërblim prej 120 mijë eurosh.

Pra, çdo klub i interesuar për blerjen e kartonit të Da Silvës, duhet të derdhë në arkën e Vllaznisë këtë shumë për transferimin e lojtarit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments