Që prej emërimit të tij në krye të Vllaznisë, ka patur një pikëpyetje që ka shoqëruar emrin e trajnerit të ri të saj, Mirsad Jonuz.
Në pamje të parë, nisur nga emri dhe mbiemri, të krijohet përshtypja se ai mund të jetë një shqiptar i Maqedonisë, por ajo që ka çka bëri përshtypje ishte fakti se në konferencën e parë, atë të prezantimit, ai ka folur maqedonisht, ndërsa dje para gazetarëve foli anglisht.
Shqip asnjë fjalë. Si rrjedhojë, tifozët e Vllaznisë në rrjetet sociale nuk kanë hezituar ta kritikojnë pse nuk flet shqip, gjithnjë duke menduar se ai është me origjinë shqiptare.
Por për të mbyllur këtë diskutim ka menduar djali i trajnerit i cili i është përgjigjur tifozëve të Vllaznisë duke sqaruar njëherë e mirë edhe origjinën e babait të tij.
“Ai nuk është shqiptar, ai ka kombësi boshnjake, i lindur dhe jeton në Maqedoni”- shkruan i biri, Dinoja.
© shkodrasport.com