Skuadra e Barcelonës paguan më shumë se gjysmë milioni euro në vit rroga për futbollistë dhe stafin e skuadrës së parë. Ky është bilanci i frikshëm që del nga dokumentet që janë publikuar këtë të diel nga klubi katalanas për anëtarët e vet.

Të hënat zyrtare flasin për 525 milionë euro të paguara nga klubi katalanas, një shifër mbresëlënëse që tregon qartësisht se sa shumë shpenzohet tashmë në nivelet më të larta të futbollit botëror. Nga këto, në fakt vetëm 414 milionë euro ishin pagesa fikse të lojtarëve dhe stafit, pasi pjesa tjetër janë bonuse që u takojnë në bazë të trofeve të fituar.

Rezulton që në një vit ku ekipi fitoi vetëm titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës, bonuset e paguara për këto trofe janë 92 milionë euro, një tjetër shifër mbresëlënëse.

Në Spanjë shumëkush ka filluar të imagjinojë që tani se çfarë do të ndodhte nëse Barcelona do të fitonte Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Spanjës, ku shkoi deri në finale, duke parashikuar dyfishimin e kësaj shifre.

Por pikërisht këto pagesa që rriten vit pas viti kanë filluar të bëhen shqetësim pasi tashmë klubit i duhet të sigurojë të ardhura më të mëdha për t’i përballuar pagesa të tilla. /vipsport/