Loja e mire dhe barazimi i marre ndaj kampioneve ne fuqi te vendit brenda ne fushen e tyre, kane mjaftuar qe dy futbolliste te Vllaznise te perfshihen ne formaicionin me te mire te javes se 12-te nga Oversport, formacion ky i ndertuar nga Andi Lila.

Behet fjale per portierin Bojan Zogoviç dhe mbrojtesin e njekohesisht kapitenin e kesaj skuadre Erdenis Gurishta. Dhe natyrisht qe e meritojne sepse ndaj bardhebluve kane treguar vertete nje forme shume te mire sportive.

Nderkohe 9 futbollistet e tjere te perzgjedhur nga Lila ne formacionin me te mire te javes jane pikerisht dy mbrojtesit Agbekpornu i Egnatiads dhe Ndreca i Kukesit. Per mesfushen jane zgjedhur nderkohe Aleksi i Tiranes, Kahrimanoviç i Erzenit, Fernando i Egnatias dhe Cara i Partizanit.

Sakaq treshja e sulmit eshte formuar nga Ademi i Erzenit, S. Selmani i Kastriotit dhe Skuka i Partizanit, nderkohe qe trajneri me i mire i javes eshte vleresuar Shpetim Duro i Egnatias, pikerisht per ate fitore 2-0 te skuadres se tij ndaj Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/