Në takimin mes klubit të FC Albania Duisburg dhe DJK Vierlidnen, në ligat amatore të Gjermanisë, pati një skandal të madh.

Gjatë takimit të datës 8 tetor, është sulmuar edhe kryesori i takimit, për shkak të pakënaqësisë që kanë pasur futbollistët e skuadrës shqiptare, për gabime të qëllimta gjatë mbarëvajtjes së ndeshjes.

Tashmë kanë ardhur edhe vendimet për këtë ngjarje të ndodhur, ndërsa janë marrë masat më të rrepta të mundshme në nivel rrethi.

Gjykata sportive e rrethit të futbollit në Duisburg, vendosi që një prej futbollistëve të skuadrës shqiptare, të mos ketë të drejtë të luajë deri në vitin 2026, praktikisht duke ia mbyllur karrierën përpara kohe.

Përveç kësaj do të ketë edhe një gjobë prej 250 euro, ndërsa FC Albania Duisburg do të jetë në vëzhgim për disa takime rradhazi, për të parë ndonjë rast të përsëritur që mund të ndodhi në ditët në vijim. /Shqiperia.ch/