Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës. Drenica ka arritur të marrë një fitore bindëse në shtëpi përballë skuadrës së Trepçës me rezultatin 3 me 0.

Protagonist në këtë sfidë ishte dhe lojtari Arsen Sykaj i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë.
Nga ana tjetër Prishtina e Josës nuk ka arritur të dalë me fitore në transfertë përballë Ferizajt duke ndaluar së fituari pas 8 ndeshjeve.

Kjo sfidë ka përfunduar në shifrat e barabarta 0 me 0. Ky është një shans i mirë për skuadrën e Feronikelit të cilët në rast fitoreje me ekipin e Dritës do të marrë vendin e parë.

Rezultatet:

Drenica – Trepça 89 3-0

Ferizaj – Prishtina 0-0