Luan ne mbrojtje por herepashere shfaqet edhe si golashenues. E kemi fjalen per Gledian Pusin, futbollistin e Vllaznia U21 i cili edhe sot u be protagonist me golin e shenuar ne minuten e 83-te me te cilin i dha fitoren ekipit te tij ne shifrat 2-1 ndaj Tiranes.

Ka qene fundi i ndeshjes, kur Pusi ka goditur sakte me koke nje top te ardhur nga kendi dhe portieri i bardhebluve nuk ka arritur dot ta zoteroje dhe pasi ai ka perfunduar ne rrjete, ne kampin shkodran ka shperthyer festa.

Vete Pusi ka dhene nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes kur eshte shprehur: “Ishte nje fitore e veshtire, por ne fund ia dolem. Sa i takon golit qe shenova, mund te them se bera punen time.

Une vleresoj ne maksimum çdo shans qe me jep trajneri dhe me ne fund jam duke ia arritur qellimit. Kuptohet qe synoj te shkoj me lart dhe per kete do te vazhdoj te punoj fort çdo dite ne stervitje”.

Te plote prononcimin e futbollistit Gledian Pusi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: