Ismail Dunga u largua nga Vllaznia gjatë kësaj merkato. Sulmuesi u zyrtarizua pak ditë më parë te skuadra Sagan Tosu në Japoni, ndërsa skuadra shkodrane përfitoi të ardhura nga shitja e tij.
Krahu i djathte i sponsorit Xhaferi, Blendi Dibra në një prononcim për “RTSH Sport”, ka zbuluar edhe shumë që klubi shkodran përfitoi.
Ai tregoi se Vllaznia përfitoi rreth 100 mijë euro nga shitja e Dungës duke parë që lojtari hoqi dorë edhe nga disa pagesa që kishte për të marrë në skuadër. Një shifër jo e vogël për një lojtar që luajti pak muaj në Shkodër.
Per ta zevendesuar ate, tashme Vllaznia ka firmosur me nje tjeter afrikan, pikerisht Salim Cisse dhe shpreson qe edhe ai te beje me te miren per kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/