U fut nga stoli dhe i dha skuadrës fi toren në frymën e fundit, duke i mundësuar mbajtjen e kryesimit. Në fund të ndeshjes, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi Ze Gomesh flet për ndjesinë e golit “in extremis” dhe sqaron nëse e misi për kros apo gjuajtje në portë atë top në fund.
Portugezë shpreson tek ecuria pozitive me skuadrën edhe në vijimësi, ndërsa në Ballsh pret një ndeshje të vështirë. Sa i përket mundësisë për t’u shpallur kampionë dimri dy ndeshje nga fundi, Ze Gomesh sheh më larg: do titullin që jepet në fund të sezonit.
Si ndiheni pas golit dhe fitores?
Normalisht që ndihem shumë mirë kur skuadra fiFalet një i kuq Në tërësi ka qenë një ndeshje e menaxhuar mirë nga gjyqtarët, edhe pse nuk munguan kontestimet. Gjithsesi, për moviolë mund të evidentohet vetëm një rast. Minuta e 62-të: Prestigj ndërhyn ndaj Ben Shimon, duke rrezikuar kartonin e dytë të verdhë. Gjyqtari e fal, sepse futbollisti i Vorës meritonte të verdhën e dytë, por që gjithsesi edhe ky moment kaloi pa pretendime. ton. Për më tepër kur shënon edhe golin e fitores, kënaqësia është dyfishe.
Synimi juaj ishte të krosonit apo të godisnit portën?
Të them të drejtën provova fatin. Fatmirësisht shënova dhe jemi të gjithë të lumtur.
Çfarë prisni tani në vijim?
Gjëja e parë që pres është të jem në fushë dhe më pas të shënoj sa më shumë gola që të ndihmoj skuadrën.
Ndeshja e radhës me Bylisin, si e prisni?
Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos kur je i pari në renditje. Të gjithë luajnë fort dhe duan të të mundin, ndaj patjetër që do të jetë shumë e vështirë.
Cilin ke parë si kundërshtarin më të vështirë këtë sezon?
Me atë që kemi parë gjatë këtij kampionati, pak a shumë të gjitha ekipet kanë të njëjtin kualitet. Në fushë, të gjithë mund të fitojnë kundra çdokujt.
Dy ndeshje nga fundi i vitit, shpresoni të shpalleni kampionë dimri?
Ajo që është më e rëndësishme është të jemi kampionë, jo vetëm kampionë dimri. Megjithatë, është shumë mirë që të jemi gjatë gjithë kohës në vendin e parë.


