Kur kane mbetur edhe 180 minuta deri ne fund te kampionatit, ne Shqiperi kane “plasur” llogarite se kush do te jete skuadra qe do te kape Europen permes kampionatit.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se Vllaznia thuajse nga te gjithe, “perjashtohet” nga kjo gare, ndonese ajo i ka te gjitha shanset ta siguroje Europes edhe permes ketij kompeticioni.
Llogarite jane te thjeshta, te fitoje ndaj Egnatias dhe Kastriotit, nderkohe qe Kukesi te fitoje ndaj Skenderbeut, por te humbe ose te barazoje me Tiranen. Gje qe me shume logjike mund te ndodhe sepse bardheblute e luajne ndeshjen e fundit ku do te ngrene kupen pikerisht ne stadiumin e tyre dhe festen natyrisht nuk do ta shijonin me humbje!
Megjithate Vllaznia serish nga te gjithe analiste e opinioniste nuk llogaritet se ka shanse per te kapur Europen edhe pse Partizani qe eshte vetem tre pike larg saj, praktikisht ka dy ndeshje me te veshtira se kuqeblute. Do presin Kastriotin dhe do luajne ne ndeshjen e fundit ne Laç.
Me logjike te thjeshte, te kuqte mund te lene pike me te dy skuadrat. Mjafton qe ata te lene 3 pike dhe Vllaznia te merrte 6 ne keto 2 ndeshje dhe dy skuadrat do barazoheshin me pike ne renditje, por shkodranet per bilanc me pozitiv ne perballjet direkte, do t’i kalonin ne renditje.
Por serish Vllaznia nuk llogaritet per te kapur Europen nga kampionati…
Ajo çfare po shohim dhe po degjojme eshte se se fundi edhe Teuta do tentoje deri ne fund Europen. Ajo mendon qe te fitoje ndaj Laçit dhe Skenderbeut dhe shpreson qe Vllaznia te lere pike kete jave ndaj Egnatias. Kjo do te thote se rrogozhinasit pritet te nxjerrin “xixa” te shtunen ne “Loro Boriçi”.
Nje barazim i mundshem i tyre ne Shkoder, do te bente qe ne ndeshjen e fundit, Vllaznia ta kishte “malore” ne ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit. Ne Durres po e permendin shpesh keto ditet e fundit Europen dhe kur e thote Hasanbelliu, i duhet besuar.
Dhe analiste e opinioniste, te gjithe vazhdojne ta mendojne Vllaznine jashte Europes nga kampionati. Per çudi, askush nuk flet per “intrigat” e Partizanit, Kukesit, apo dhe Teutes. Ne fakt, ata e bene punen e tyre duke hapur fjale se Tirana mund te toleronte ndaj Vllaznise dhe e pergatiten terrenin qe te ndodhte e kunderta.
Dhe shkodranet “e hengren”. Shkuan ne Tirane te papergatitur dhe e pesuan. Megjithate duhet te bejne kujdes qe te mos e pesojne edhe ne vazhdim sepse “llogarite” e rivaleve mund ta lene edhe pa Kupen. Prandaj te shtunen duhet angazhim maksimal, se pari per te mundur Egnatian…/SHKODRA-SPORT.COM/