Boksierët shkodranë janë në përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në dy kampionatet e rradhës, atë të 18 vjeçarëve që do të zhvillohet javën e ardhshme në Vlorë dhe të rriturve që do zhvillohet në Tiranë. Në një intervistë për gazetën shkodrasport.com kryetrajneri I këtij ekipi Zef Gjoni, është shprehur I bindur  se të dy këta tituj kampionë do të vijnë në Shkodër. Kjo falë përgatitjeve që janë bërë dhe elementit që ka ekipi në përbërje të tij. “Kemi kohë që kemi nisur përgatitjet për këto kampionate. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë sepse kemi zhvilluar dy javë stërvitje në Velipojë dhe më pas edhe dy javë të tjera në Razëm, kjo falë mbështetjes së firmës “Albtiefbau” të biznesmenëve miq të boksit Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi. Interesant është fakti se synojmë titujt e 20-të kampionë si me të rriturit edhe me 18 vjeçarët”-ka thënë ai. Trofete e 20-ta per te dy keta ekipe do jene jubilare por trajneri Gjoni eshte I bindur se nuk do jene te fundit pasi suksesi I boksit shkodran do te vazhdoje edhe vitet e ardhshme. “Titulli i 20-të me të rriturit sigurisht që do ketë rëndësinë e vet por të jeni të bindur se nuk do ndalemi këtu. Jemi vetëm në gjysmën e rrugës dhe do ketë edhe shumë tituj të tjerë për Vllazninë”- shton ai.Boksi shkodran në këtë mënyrë vazhdon ta thotë fjalën e tij ashtu siç duhet, me medalje dhe mbi të gjitha, me tituj të shumtë kampionë. Më shumë se çdokush tjetër dhe çdo sport tjetër dhe jo vetëm në Shkodër.
Gjergj KOLA