Xhevdet Zekaj është i mendimit se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë Vllaznisë dhe Laçit, nuk do të jetë një sfidë, që do të ketë lëshime. Opinionisti dhe gazetari i sportit tha se Vllaznia ka bërë gabime jashtë mase, teksa u shpreh se kanë ndikuar edhe gjyqtarët.
Sipas Zekajt, Vllaznia është më e rrezikuara për të mos u futur në Kupat e Europës. “Vllaznia ka bërë gabime jashtë mase. Për mua, më e rrezikuara për Europën është Vllaznia, sepse trofeu ngelet trofe.
Nuk besoj që z. Laska të bëjë lëshime në këtë ndeshje. Në këto kushte, po e them prapë, fatkeqësisht, më e rrezikuara edhe nga gjyqtarët, është Vllaznia.
Vllaznia ka gabuar shumë. Megjithatë, ka patur shumë ndeshje që janë ndëshkuar edhe nga gabimet e gjyqtarëve”,-tha gjatë prononcimit të tij, opinionisti dhe gazetari sportiv, Xhevdet Zekaj.
Maringlen ZHIVANI