Kampionati kombëtar i 17 vjeçarëve ka mbërritur në fund tashmë dhe pasditen e së premtes do të shpallet ekipi kampion. Ky i fundit do të dalë pas finales në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Shënkollit, finale kjo që do të luhet në orën 17.30 në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Ekipi shkodran ka mbyllur përgatitjet për këtë sfidë dhe duket i gatshëm për ta kurorëzuar me sukses edhe këtë ndeshje të fundit. Trajneri Brikeno Bizi në një intervistë për “SHKODRA SPORT” shprehet se djemtë që ai drejton, e meritojnë këtë trofe nisur nga paraqitjet që kanë bërë gjatë gjithë sezonit.

“Po i japim doren e fundit pergatitjeve ne aspektin tekniko dhe taktik dhe mendoj se tashme jemi gati per finalen. Kuptohet qe eshte nje ndeshje e vetme e cila nuk te lejon gabime dhe ne fakt fitues gjithmone eshte shpallur ekipi qe ka bere me pak gabime por njekohesisht edhe ai qe ka shfaqur me shume talent ne fushe.

Mendoj se nisur nga i gjithe sezoni i zhvilluar ky ekip e meriton kete titull kampion dhe une jam optimist se do ia dalim megjithate t’ia leme fushes. E rendesishme eshte te tregojme vlerat me te mira te futbollit shkodran ne kete finale”- eshte shprehur Bizi.

Fakti që është finale sigurisht që ka shumë dilema brenda por cilësia dhe kualitetet që ka brenda Vllaznia U17 e bëjnë atë favorite për të fituar dhe në fakt do të ishte diçka e mirë sepse ky ekip ka disa sezone që ka provuar ta fitojë këtë trofe, por nuk ia ka dalë dhe duket se tani ka ardhur momenti.
www.shkodrasport.com