Edhe dita e dytë e trofeut “Korça” në çiklizëm, zhvilluar paraditen e së enjtes, është dominuar nga çiklistët e Vllaznisë të cilët ashtu si edhe në ditën e parë, kanë treguar një formë më të mirë nga të gjithë pjesmarrësit e tjerë duke mbizotëruar në podiuam.

Në etapën e dytë, atë me itinerar Korçë- Bilisht- Zvezdë- Korçë, rreth 90 kilometra e gjatë ka patur rivalitet deri në fund por vijën e mbërritjes këtë herë e ka prekur I pari çiklisti I Tiranës Olsian Veliaj duke ia marrë me të qindtat e sekondës këtë vend çiklistit të Vllaznisë Bruno Kola që kësisoj është renditur I dyti.

Ndërkohë edhe vendi I tretë në podium I ka takuar një tjetër çiklisti të Vllaznisë, Besmir Banushit, e po ashtu edhe vendi i katert dhe peste jane ndare serish nga çiklistet shkodrane, Gjergj Zefi dhe Marçelo Kola.

Ekipi shkodran sakaq ka dominuar edhe në kategorinë e kadetëve ku përsëri I pari ka dalë Servet Kastrati, në vend të dytë Segest Meti dhe në të tretin Mateo Balaj, të tre këta sportistë të Vllaznisë.

Në këtë mënyrë trofeu Korça është mbyllur me dominimin absolut të ekipit shkodran që pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, sërish po tregon se është I pathyeshëm dhe këtë gjë e kanë shprehur vetë protagonistët në fjalët e tyre per mediat.
www.shkodrasport.com