HomeKRYESOREZeneli nuk di të ndalet, dhuron spektakël në Holandë (VIDEO)

Zeneli nuk di të ndalet, dhuron spektakël në Holandë (VIDEO)

Nëse ka një futbollist shqiptar që po dhuron spektakël me paraqitjet e tij, ai është Arbër Zeneli i cili në kampionatin holandez është ndër më të dalluarit. Edhe kur skuadra e tij humbet dhe vetë Zeneli nuk shënon, ai di sërish të jetë protagonist.

Në humbjen që skuadra e tij Herenven mori sot me rezultatin 2-3 ndaj Utrehtit, Zeneli ishte ndër më të dalluarit duke dhënë dy asiste të të kthyera në gola nga Vlap dhe Armersfurt. Megjithëse ndeshja shkoi në 0-3, Hereneveni u kthye në lojë sërish duke ngushtuar diferencën në 2-3.

Në minutën e 14, Bergstrom arriti të kalonte në avantazh miqtë, ndërkohë që në minutën e 26, ishte radha e Kerk për të dyfishuar shifrat. Kur dukej se pjesa e parë po mbyllej, Tanane ka shënuar edhe golin e tretë. Golat e Herenvenit u shënuan në minutat 69 dhe 75. VipSport/

https://youtu.be/rOpoaK3JDXk

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments